75 Mall Live Search
18:48 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë, Kosova po humbet ndaj Rusisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Rusisë.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje ishin më të mira për skuadrën ruse, të cilat arritën të shënonin dy herë, kështu duke mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:0 në të mirë të tyre, shkruan IndeksOnline.

Ruset arritën të kalonin në epërsi qysh në sekondën e 44-të të ndeshjes, me anë të një autogoli të cilën e shënoi Shala.

Më pas Kosova u mundua ta gjente golin e barazimit, me disa gjysmëraste të Modesta Ukës, por assesi nuk arrinin të shënonin.

Ndërsa ruset në minutën e 33-të të ndeshjes gjeten edhe golin e dytë. Ishte sulmuesja Korovkina e cila shënoi pas një goditje me kokë.

Kujtojmë që kjo ndeshje është duke u zhvilluar në Gjermani për shkaqe politike./IndeksOnline/