75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / C E

Përfundon pjesa e parë, Milani në disavantazh prej dy golave ndaj Lecces

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Lecces dhe Milanit, ku ky i fundit e gjen vetën në disavantazh prej dy golave.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, skuadra e Lecces po avancon me shifrat 2:0 ndaj Milanit, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez i cili shënoi autogol në portën e tij për ta kaluar Leccen në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’.

Ndërkaq, golin e dytë të ndeshjes e shënoi Federico Baschirotto, i cili thelloi epërsinë e Lecces në 2:0 në minutën e 23’.

Pjesa e parë, 2:0 në favor të Lecces.