Përfundon pjesa e parë në Gjilan, ky është rezultati befasues

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen hapëse të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Ferizaj, kanë mbyllur 45 minutat e parë me rezultat të barabartë pa gola 0:0, shkruan IndeksOnline.
Vendasit ishin më të mirë se mysafirë gjatë gjithë kohës, dhe patën disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën të tundin portën e Armend Blakçorit.

Kapiteni i gjilanasve, Ardian Limani kishte rasti më të mirë për të shënuar gjatë pjesës së parë, por goditja e tij me kokë u ndal nga gardiani i mysafirëve./IndeksOnline/