Përfundon pjesa e parë në ndeshjen e Superkupës, ky është rezultati
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në mes të Prishtinës dhe Rahovecit, në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Pas 20 minutave lojë, rezultati është 46-41 në favor të Prishtinës.
Fahro Alihodzic dhe Mikaile Tmusic me nga 11 pikë të shënuara, janë më të dalluarit deri më tani te Prishtina, kurse te Rahoveci Justin Gray me 11 pikë.