75 Mall Live Search
22:34 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Juventus – Lazio, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Lazios, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur pa gola 0:0, shkruan IndeksOnline.

Juventus ishte më e rrezikshme se kundërshtari gjatë gjithë kohës, duke shënuar edhe disa gjysmë raste, por nuk arriti të mposht gardianin e Lazios, Thomas Strakosha.

Kujtojmë që kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat në luftën për titullin e kampionit në Seria A./IndeksOnline/