Përfundon pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës, Gjilani dhe Ferizaji në epërsi, Feronikeli pa gola

Gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.
Dukagjini është duke luajtur si vendas kundër Gjilanit, Ferizaj po ashtu si vendas kundër Llapit dhe Feronikeli po përballet me Trepçën 89’, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Gjilanit e përfundoi pjesën e parë me epërsinë prej dy golave, të shënuara nga Busic dhe Plaku.
Kurse po ashtu edhe Ferizaj është në epërsi me golin e shënuar nga Gashi që në minutën e 4’.
Ndërsa Feronikeli dhe Trepça 89’ e kanë përfunduar pjesën e parë pa gola vetëm se Traore u përjashtu nga ndeshja me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Besmir Bojkut./IndeksOnline/.