Përfundon pjesa e parë në Vushtrri, katër gola të shënuar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të xhiros së 28-të, ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit.
45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat të barabartë 2:2, shkruan IndeksOnline.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Prishtina, me anë të Zeqirit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Fazliu barazoi shifrat në 1 me 1.
Ndërsa epërsinë skuadrës së Sunaj Keçit ia riktheu sulmuesi Stollqaku, mirëpo në minutat e fundit të pjesës së parë shifrat i barazoi skuadra vendase me anë të Sie./IndeksOnline/