13:50 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë, Reali në epërsi ndaj Espanyolit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Real Madridi dhe Espanyolit.

Ekipi mbretëror është në epërsi minimale, pas paraqitjes shumë të mirë në këtë pjesë.

Golin për skuadrën e Zinedine Zidane e shënoi Varane pas një aksioni tejet mirë të ndërtuar nga djelmoshat e teknikut francez.

Reali me një fitore të mundshme në këtë ndeshje, do të grumbullonte tre pikë më shumë se Barcelona e cila do ta zhvillojë ndeshjen e javës së së 16-të, sonte me fillim nga ora 22:00.