Përfundon pjesa e parë, Tirana me disa super raste kundër Zvezdës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshejs Tirana – Zvezda e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Rezultati pas 45 minutash është i barabartë dhe pa gola, shkruan Indeksonline.
Tirana kishte dy raste shumë të mira për gol gjatë pjesës së parë.
Në minutën e 19-të, Ernest Muçi për pak sa nuk shënoi pas një gjuajtje të bukur.
E më bukur gjuajti Hoxhallari nga gjuajtja e lirë por që u prit nga portieri.
Fituesi do të përcaktohet në pjesën e dytë ose në rast të rezultati të barabartë në vazhdime ose penallti. /IndeksOnline/