75 Mall Live Search
19:13 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Përfundon Premierliga, Manchesteri dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve

Me 10 ndeshjet që janë zhvilluar nga ora 17:00 ka përfunduar sezoni 2019/20 i Premierligës.

Liverpooli që javë më parë u shpall kampion derisa Manchester City do të mjaftohet me vendin e dytë, shkruan Indeksonline.

Kjo javë ishte e rëndësishme për dy vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve që në fund i takuan Chelseas dhe Manchester United.

Djajtë e Kuq e kanë përfunduar sezonin në vendin e tretë me 66 pikë aq sa kanë edhe Blutë në vendin e katërt dhe katër pikë më shumë se Leicesteri. /IndeksOnline/