75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / Z S

Përfundon procesi i numërimit

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. 

Ky proces që pritej të përfundonte deri në orën 19:00 të mërkurën, ka përfunduar me dy orë vonesë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Valmir Elezit – Zëdhënës në KQZ për Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00./Indeksonline/