75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundon protesta e shqiptarëve për Almirin në Shkup (Video/Foto)

(I plotësuar)-Ka përfunduar tani më protesta e shqiptarëve në Shkup për Almir Aliun.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë.

…………………………………….

(I plotësuar)- Protesta për Almir Aliun e vogël, e cila nisi para objektit të Qeverisë në Shkup, tani është zhvendosur diku tjetër.

Sipas korrespodentit të Indeksonline në Maqedoni, tani protestuesit janë zhvendosur para Gjykatës Themelore.

…………………………………

“Drejtësi për Almirin”, “Drejtësia është e verbër”, janë disa nga pankartat në duar të protestuesve që kanë nisur marshimin e tyre në qytetin e Shkupit, duke shprehur mbështetjen për rastin e Almirit.

Sapo ka nisur protesta për Almirin para qeverisë së Maqedonisë.  Kjo protestë vjen nga vendimi për rikualifikimin e lëndës dhe lirimit nga paraburgimi të të akuzuarit Boban Iliq, raporton Indeksonline.

Të pa kënaqur dhe revoltuar nga ky vendim, shumë qytetarë kanë treguar mbështetje për këtë protestë./Indeksonline/

Temat: