Përfundon protesta në Tiranë në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka përfunduar protesta, “Unë jam UÇK” në sheshin Skënderbej, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Organizimi i kësaj proteste ishte i jashtëzakonshëm. Filloi me intonimin e himnit kombëtar, nga tenori i madh, Kastriot Tusha. Vazhdoi me fjalime të fuqishme nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e Ali Ahmeti nga Maqedonia e Veriut.
Protesta përfundoi me interpretimin “Jam Kosova e Shqiptarisë” nga Arif Vladi.