75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Përfundon rinumrimi i 10 kutive në Mitrovicë, VV-ja prin ndaj PDK-së e LDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Tashmë ka përfunduar rinumrimi i 10 kutive në qytetin e Mitrovicës së Jugut.

Sipas rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 2,276 Vota. Pas VV-së rënditet PDK-ja me 995 Vota ndërsa LDK-ja siguroi 205 Vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arriti të siguronte vetëm 53 Vota./Indeksonline/