75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Përfundon rrethrrotullimi i ri në rrugën Prishtinë-Klinë-Pejë, shkaktoheshin shumë aksidente

Ka përfunduar rrethrrotullimi i ri në rrugën Prishtinë-Klinë-Pejë, vend ky që konsiderohej shumë problematik, si për qarkullim të veturave e po ashtu janë shkaktuar shpesh aksidente, e këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Kolonat e mëdha të makinave që grumbulloheshin në këtë pjesë e sidomos në kohë të pikut të ardhjes së bashkatdhetarëve tashme do te jenë më të vogla, pasi që ky rrethrrotullim e ka lehtësuar në masë të madhe komunikacionin e po ashtu ka ulur aksidentet ne minimum”, ka shkruar Elezaj.

Njoftimi i plotë:

PËRFUNDON RRETHRROTULLIMI I RI NË RRUGËN PRISHTINË-KLINË-PEJË

Kolonat e mëdha të makinave që grumbulloheshin në këtë pjesë e sidomos në kohë të pikut të ardhjes së bashkatdhetarëve tashme do te jenë më të vogla, pasi që ky rrethrrotullim e ka lehtësuar në masë të madhe komunikacionin e po ashtu ka ulur aksidentet ne minimum.

Bashkë me komandantin e policisë në Klinë, Ragip Bytyqin, sot kemi parë nga afër punimet e realizuara në rrethrrotullimin në rrugën Prishtinë – Klinë – Pejë, dhe kemi përcjellur respektimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrje-daljeve në qytet.

Udhëkryqi Prishtinë – Klinë – Pejë ka qenë shumë problematik, si për qarkullim të veturave e po ashtu janë shkaktuar shpesh aksidente, prandaj vitin e kaluar është bërë një rrethrrotullim i improvizuar, me të cilin është lehtësuar qarkullimi në masë të madhe edhe aksidentet kanë qenë minimale, ndërsa tani është ndërtuar rrethrrotullimi i përhershëm.

Realizimi i këtij projekti është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “Graniti” nga Istogu, të cilët edhe në kohë pandemie nuk i kanë ndalur punimet, sigurisht duke i respektuar udhëzimet e ekspertëve shëndetësor./Indeksonline/