75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 29 Korrik 2025 / MSH

Përfundon rrugëtimi i Dritës në UCL

Drita nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

“Intelektualët” u mposhtën në fazën e dytë të kualifikimeve me rezultat të përgjithshëm 0:3 nga FC Copenhagen, shkruan IndeksOnline.

Ekipi nga Gjilani ishte i pafat në Danimarkë, teksa në ndeshjen e sontme në “Fadil Vokrri” u rikthye me qëllimin e remontada-s.

Por, kartoni i kuq që mori Liridon Balaj në minutën e 27-të e penalizoi ekipin, duke e bërë të çalojë në departamentin e mesfushës.

Copenhagen shënoi për 0:1 në minutën e 42-të me Andreas Cornelius, për të qenë ky i vetmi gol në ndeshjen e sontme.

Kështu, Drita bie në Europa League, ku mund të ndeshet me FCSB ose Shkëndijen e Tetovës./IndeksOnline