75 Mall Live Search
07:46 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / MSH

Përfundon rrugëtimi në “BBVA” për Shkëlzenin

Shkëlzeni është banori i cili ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”.

Teksa djemtë e shtëpisë ishin në nominim, më pak i votuari nga publiku ka qenë Shkëlzeni.

Gjashtë djemtë e tjerë, që po ashtu ishin në nominim, do të vijojnë rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët e kanë përshëndetur atë, teksa i kanë kërkuar të përshëndesë Eglin, ish-banoren me të cilën ka marrëdhënie shoqërore jashtë shtëpisë.