13:45 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Përfundon saga e infermierit Enlirat Duraku, pas 20 ditësh grevë ja arrin qëllimit

Përfundon saga e Enlirat Durakut, pas 20 ditësh grevë ja arrin qëllimit

Ish-sekretari i Shoqatës së Infermierëve, Mamive e Profesionistëve Shëndetësorë, Enlirat Duraku, ka 20 ditë që ka hyrë i vetëm në grevë urie e  edhe të etjes për shkak të 3 kërkesave që lidhen me pagesat e punonjësve shëndetësorë.

Duraku ka njoftuar se tashmë është arritur që njëra nga këto kërkesa të realizohet, është pikërisht ajo që ka të bëjë me pagesën e  ndërrimit të natës nga 18 euro të bëhet në 36 sosh. Kjo pasi që është bërë një amendamentim nga Komisioni për shëndetësi. E në orën 14:00 Kuvendi veç se pritet të miratojë në lexim të dytë projektbuxhetin e vitit 2021.

Ai për IndeksOnlinen ka thënë se tashmë kjo punë është e kryer.

Ndërsa me një status në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan që kjo kërkesë të realizohet.

Ndryshe Duraku ishte i prekur dhe me Covid dhe refuzonte të merrte terapinë antiCovid.