Përfundon saga Muriqi, zyrtarizohet te Fenerbahçe
Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar gjigantit turk Fenerbahce.
Disa orë më parë u raportua se klubi i tij Rizespor ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike.
Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe zyrtarizmi nga klubi turk.
Ata nëpërmjet rrjeteve sociale kanë zyrtarizuar blerjen e Muriqit.
Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante.
Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar. /Indeksonline/