75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Përfundon Samiti me liderët e Ballkanit Përendimor

Para pak minutash ka përfunduar Samiti me liderët e Ballkanit Përendimor i mbajtur në Berlin. Takimi në fjalë është organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.

Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane./Indeksonline/