Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve që u arrestuan, pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë policëve, Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dolën sot para Gjykatës së Lipjanit, pas vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
IndeksOnline raporton se seanca e mbyllur për publikun përfundoi pas pothuajse tri orësh. Pas pak pritet të bëhet publik aktvendimi i trupit gjykues, teksa Prokuroria Themelore kishte kërkuar caktim të masës së paraburgimit, në afat prej një muaji.
Agon Zejnullahu ndërroi jetë në rrethana të paqarta në natën mes 7 dhe 8 korrikut, në Lipjan.
Ai raportohet të ketë sulmuar disa qytetarë në rrugë, teksa pesë policët e pandehur i ishin përgjigjur rastit në arrestimin e tij./IndeksOnline/