Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës
Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës cila filloi në ora 11:00.
Seanca ka përfunduar pasi disa prej projektligjeve nuk u miratuan, ngase një pjesë e deputetëve abstenonin duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, Kuvend ka arritur të miratojë Projektligjin për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta, transmeton Indeksonline.
Gjatë kësaj seance ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ligji për Automjetet është kthyer sërish në Komision ku edh është kërkuar plotësimi i amendamenteve sipas Bashkimit Evropian, e disa të tjera ligje./Indeksonline/