Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës, votohen 14 komisione parlamentare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar përbërjen e 14 Komisioneve Parlamentare për legjislaturën e tetë me radhë.
Me 104 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim në Parlament tashmë janë votuar këto përbërje.
Mbetet të shihet nëse gjatë ditës nga Kuvendi i Kosovës do të ketë njoftim për një seancë të re lidhur me çështjen e votimit të presidentit të vendit.