Përfundon seanca ndaj Dibran Hoxhës

Brenda pak orëve pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës dhe të dyshuarve të tjerë që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së të riut në Prizren, në afërsi të lokali “Kobra City”
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën është mbajtur seanca ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe pesë të tjerëve të dyshuar për rastin e vrasjes së shtetasit të Shqipërisë, të martën në Prizren.
Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën.
E njëjta pritet të ndërmirret nga gjykata brenda të mërkurës së katër janarit.
Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.