21:36 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përfundon seanca në mungesë të kuorumit, deputetët sërish mblidhen të entjen për të votuar projektligjin e vlerave të luftës së UÇK-së

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u diskutua në Shqyrtim të parë i Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në mungesë kuorumi, nuk u arritë të votohet ky projektligj i cili ngjalli shumë kundërshti në mesin e deputetëve e të cilët e quajtën me probleme përmbajtësore dhe i referohet pa saktë historisë, transmeton IndeksOnline.

Deputetët do të mblidhen sërish të enjten për të dhënë votën e tyre pro ose kundër këtij projektligji.