75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon sezoni dimëror në Superligën e Kosovës, ja si duket tabela

Sot u zhvillua ndeshja e fundit e sezonit dimëror në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani barazoi në shtëpi me Prishtinën me rezultat 1-1, ndeshje kjo e mbetur nga java e 14-të, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 38 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që klubi Gjilanas shpallet Kampion dimëror.

Prishtina renditet në vendin e tretë me 27 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 19 pikë, ndërsa Ferizaji me 13 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit dimëror, ndërsa sezoni pranveror fillon me 11 shkurt./IndeksOnline/