75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Përfundon sezoni për John Stons, e konfirmon Guardiola

Sezoni për futbollistin e Manchester Cityt, John Stones, duket se ka përfunduar.

Mbrojtësi anglez u lëndua në ndeshjen e të mërkurës, ndaj Real Madridit, ku u largua nga fusha vetëm pas tetë minutave, lojë, shkruan IndeksOnline.

E trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar tashmë se Stones do të mungojë për një kohë të gjatë

“John Stones do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë. Së shpejti do ta dimë nëse ai duhet të operohet apo jo.

E thashë para ndeshjes me Real Madridin, i kemi të gjithë mbrojtësit qendrorë mbrapa! Tani do ta shohësh! Një javë më vonë, dy mbrojtës qendrorë, katër muaj jashtë.”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/