Përfundon sezoni për lojtarin e Chelsea-t, nuk e shijoi fare transferimin te londinezët

Ka përfunduar sezoni për lojtarin e Chelseat pas lëndimit që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për Romeo Lavian, i cili u lëndua në ndeshjen e tij debutuese me “Blutë” e Londrës.
Chelsea përmes ëebfaqes së tyre, konfirmoi që Lavia pas disa ekzaminimeve nga stafi mjekësor i klubit nuk do mund të luaj më këtë sezon.
Lavia, erdhi te Chelsea në verë nga klubi i ligës së dytë angleze Southampton pas paraqitjeve të mira për “Shenjëtarët”.
Por 20-vjeçari, ende nuk ka treguar cilësitë e tij te Chelsea pas lëndimit që pësoi dhe mbetet të shihet në sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/