75 Mall Live Search
16:56 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Përfundon sezoni për Paquetan, dënohet me tri ndeshje

Lucas Paqueta do t’i mungoj Milanit në tri ndeshjet e fundit të sezonit, kundër Fiorentinës, Frosinones dhe Spalit.

Mesfushori brazilian është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Bolognas dhe është dënuar me tri ndeshje mos lojë.

Edhe pse lojtari dhe skuadra mund të ankohen për vendimin, Paqueta do të jetë një mungesë e madhe në tri ndeshje shumë të rëndësishme.

Milan është aktualisht në vendin e pestë në tabelë, tri pikë më pak se Atalanta që është në vendin e katërt. /IndeksOnline/