75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Përfundon sezoni për yllin e Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez do të mungoj deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

30 vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit në Premierligë kundër Southampton të shtunën, shkruan Indeksonline.

Sanchez pritet të kthehet vetëm në dy ndeshjet e fundit të United në ligë, atë kundër Huddersfield Town  dhe Cardiff City, por çdo pengesë do të thotë se ai ka luajtur tashmë ndeshjen e fundit këtë sezon.

Por sulmuesi i United mund të jetë i gatshëm të përfaqësoj Kilin në Copa America që fillon me 14 qershor. /IndeksOnline/