Përfundon sezoni për yllin e Milanit
Lucas Paqueta pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Udineses.
Mesfushori brazilian u detyrua të largohet nga fusha në gjysmë të lojës pas një ndërhyrje me Behramin, shkruan Indeksonline.
Por sipas “Repubblica” për Paquetan ka përfunduar sezoni dhe ai mund të rikthehet vetëm në ndeshjet e verës.
Kjo do të jetë një humbje e madhe për Gattuson që po kërkon një vend në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/
