Përfundon sezoni vjeshtor, Ballkani lider i Superligës
Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e fundit, e mbetur nga java e 13-të, sot Drita shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Golat për kampionin e Kosovës i shënuan Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka.
Pas 18-të xhirove, skuadra e Ballkanit është Kampion vjeshtor, duke qenë lider i tabelës, me 33 pikë.
Prishtina renditet e dyta me 30 pikë derisa Dukagjini e Drita kanë nga 29 sosh.
Në dy pozitat e fundit, janë Ferizaji me 19 pikë dhe Prishtina e Re me 15 pikë./IndeksOnline/


