75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon sezoni vjeshtor, Ballkani përfundon në vendin e parë

Ka përfunduar stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka mbyllur këtë fazë në vendin e parë me 34 pikë me 10 fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Gjilani është në vendin e dytë me 32 pikë, me 10 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, shkruan Indeksonline.

Drita dhe Prishtina e ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me 31 pikë me nga 9 fitore, katër barazime dhe katër humbje.

Flmaurtari me 19 pikë, Ferizaj me 18 pikë, Vushtrria me 15 pikë dhe Dukagjini me 8 pikë janë skuadrat që rrezikojnë të bien nga Superliga. /IndeksOnline/