Përfundon shorti i Champions League, këto janë të gjitha përballjet e grupeve

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025-2025.
Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve fillon me 16 shtator, ndërsa finalja e madhe zhvillohet në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest të Hungarisë, me 26 maj 2026, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, PSG do të ketë punë në fazën e grupeve me Bayern Munichm Barcelonën, Atalanta, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting CP, Newcastle dhe Atletiko Bilbao.
Real Madridi ndoshta është skuadra e cila do të ketë kundërshtarët më të fortë, pasi luan ndaj Manchester City, Liverpul, Benfica, Juventus, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kiryat Almaty.
Kampioni i Anglisë, Liverpuli në fazën e grupeve do të përballet me Real Madrid, Inter, Atletiko Madrid, Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray.
Punë të lehtë nuk do të ketë as Bayern Munich, e cila do të përballet me Chelsean, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting Lisbona, PSV, Unison SG, Pafos.
Barcelona si kundershtarë në fazen e grupeve do ta ketë: PSG, Chelsea, Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praga, Copenhagen dhe Newcastle.
Më poshtë kundërshtarët e të gjithë skuadrave të Champions League./IndeksOnline/



