Përfundon stërvitjen e fundit, Selimi kërkon fitore ndaj boksierit sllovak
Adriatik Selimi do ta synojë suksesin e radhës në boks këtë fundjavë.
Të dielën, boksieri kosovar do të përballet me sllovakun, Henrik Budai.
Me prejardhje nga Dragashi, boksieri me nënshtetësi austriake shpreson në fitore ndaj Budai, transmeton IndeksOnline.

Sonte, Selimi e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para meçit, teksa ka bërë të ditur se është i gatshëm për triumf në ring.
”Stërvitjen e fundit e mbaruam. Ne jemi të gatshëm”, shkroi Selimi në rrjetin social në Facebook.
Selimi me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm./IndeksOnline/