75 Mall Live Search
23:17 / E Premte, 08 Prill 2022 / OSH

Përfundon superndeshja e CS:GO në ESL PRO League: Ekipi FaZe kalon në gjysmëfinale

Ekipi FaZe i udhëhequr nga veterani Karrigan ka mposhtur ekipin ukrainas Na’Vi për të kaluar në gjysmëfinale të ESL Pro League.

FaZe po e vazhdon suksesin e tyre pas fitores së turneut IEM Katowice, duke e rrëzuar nga turneu ekipin favorit Na’Vi.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘best-of-three’ në mapat ‘inferno’ dhe ‘dust2’ gjatë gjithë kohës ishte në dominim të ekipit FaZe, në mapin e parë ‘inferno’ arritën ta mbyllin me rezultat 16:11 ndërsa në mapin e dytë ‘dust2’ fituan me rezultat 16:12.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje u shpall norvegjezi Havard ‘rain’ Nygaard, i cili përfundoj ndeshjen me 48 vrasje dhe 32 vdekje.


FaZe në gjysmëfinale do të takohet kundër ekipit brazilian FURIA, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 19:00.