17:04 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Përfundon takimi 1 orësh i Kurtit me diplomatin amerikan

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier me kryeministrin, Albin Kurti.

Takimi i diplomatit amerikan me shefin e qeverisë kosovare, Albin Kuti, lidhet me ngjarjet e fundit në vend, konkretisht situatën në veri.

Indeksonline ka realizuar fotografi ku shihet Hovenier duke u larguar nga objekti i Qeverisë.

Kujtojmë se ambasadori Hovenier, ka reaguar para dy ditësh pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”, ka shkruar në “Tëitter” Hovenier.

Ai ka theksuar se: “Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier. /Indeksonline/