Përfundon takimi Kurti-Hamza, nuk deklarohen për media
 
				Përfundoi takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës së PDK-së, por asnjëri nuk u prononcua për media.
Nuk u kumtua nga asnjëra palë arsyeja e këtij takimi.
Sidoqoftë, takimi vjen në kohën kur 29 herë dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                