Përfundon takimi Hahn-Vuçiq, nuk bëhen të ditura detajet e diskutimit
Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para arritjes në Kosovë, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediave serbe detajet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura por që sipas tyre tema kryesore e diskutimit në mes Hahn dhe Vuçiq, ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe, transmeton Indeksonline.
Ky diskutim pritet të bëhet edhe në Kosovë, në mes Hahn dhe krerëve të vendit.
Ndryshe pak më parë është bërë e ditur se takimi në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë nga ora 13:15 kur parashihej të mbahej për në ora 16:00./Indeksonline/