Përfundon takimi i ambasadorit të Amerikës me zyrtarë të LDK-së

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka qenë i pranishëm sot te zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi i ambasadori Kosnett me udhëheqësit e LDK-së tashmë ka përfunduar.
Pavarësisht kësaj, ambasadori amerikan nuk deshi që të deklarohej lidhur me këtë takim, raporton Indeksonline.

Me gjithë insistimin e mediave, ambasadori pëlqeu të mos fliste lidhur me takimin dhe çështjet të cilat u diskutuan.
Madje janë edhe vetë zyrtarët e LDK-së të cilët zgjodhën që të heshtnin pas takimit dhe të mos deklaroheshin fare për atë se çfarë u diskutua prapa dyerve të kësaj partie.

Ndryshe në zyrat e LDK-së i pranishëm sot ishte edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker./Indeksonline/
