75 Mall Live Search
18:03 / E Martë, 14 Maj 2024 / MSH

Përfundon takimi i kryetarëve të LDK-së, Abdixhiku ndan detaje

Gjatë ditës së sotme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar në takim kryetarët e degëve të partisë.

Ky takim vjen pas takimit të djeshëm mes  Memli Krasniqit dhe Albin Kurtit, raporton Indeksonline.

Pas diskutimit që patën në selinë qendrore të LDK-së, Abdixhiku ka deklaruar se u fol për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e LDK-së.

“Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë” tha Abdixhiku në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Mblodha sot kryetarët e kryetaret e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik.

Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë.

Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!