Përfundon takimi i Kurtit dhe Osmanit me “Listën Serbe”, s’deklarohen për media

Ka përfunduar takimit i fundit për ditën e sotme nga kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike para formimit të institucioneve të reja.
Në këtë takim, të fundit ishin përfaqësuesit e “Listës Serbe”, Goran Rakiq dhe Dalibor Jeftiq, raporton IndeksOnline.

Mirëpo, “Lista Serbe” nuk u deklarua për media pas takimit.

Ndryshe, më 22 mars është vendosur të konstituohet Kuvendi i Kosovës ndërsa ende nuk dihet se kur do të votohet qeveria “Kurti II”./IndeksOnline/