75 Mall Live Search
11:52 / E Premte, 10 Janar 2025 / k.v

Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri.

Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Para Kurtit, Verma u takua edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.