Përfundon takimi i liderëve me Thaçin, gjithçka në heshtje
Para pak çastësh ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit Thaçi dhe liderëve të koalicionit qeveritar.

Takimi që po mbahej në zyrën e Thaçit përfundoi pa asnjë deklarim nga liderët e partive në pushtet, transmeton Indeksonline.

I pari nga ky takim doli Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Ndërsa, pas disa minutash dolën edhe liderët e partive, por të cilët nuk u deklaruan për media.
Kujtojmë se këto takime vijnë pas zhvillimeve të fundit në vend, përkatësisht taksës 100 ndaj produkteve të Serbisë./Indeksonline/


