Përfundon takimi i Maldinit me Club Brugge për De Ketelaere

Drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara sot kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Club Brugge për futbollistin Charles de Ketelaere.
Ata e përshkruan si pozitiv takimin e sotëm në Belgjik, shkruan Indeksonline.
Bisedimet mes klubeve do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme për të arritur një marrëveshje.
Mediat kanë raportuar se oferta e kuqezinjve prej 32 milionë është përfundimtare, ndërsa pritet përgjigja e klubit belg.
Tashmë De Ketelaere i ka përshëndetur ngrohtësisht tifozët, por Club Brugge nuk lëviz nga kërkesa prej 35 milionë euro./Indeksonline/