75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi në LDK. Flitet për zgjedhjet e brendshme dhe për shpërbërjen e Kuvendit

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë ndërsa i vetmi që është deklaruar para mediave ishte nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se me kryetarin kanë diskutuar rreth rënies së Qeverisë dhe për zgjedhjet në pari.

“Kryetari i LDK-së, ka konsultuar udhëheqjen e ngushtë për dy çështje. Rënien e Qeverisë dhe nga java e ardhshme do të fillojmë diskutimet me kryesinë e Kuvendit, që të shkohet drejt shpërbërjes. Çështja e dytë është sa i përket procesit të brendshëm zgjedhorë që do të finalizohet të shtunën me 3 gusht kur edhe do të zgjedhet kreu i LDK-së”, ka thënë Haziri.

Emrat e kandidatëve do të bëhen publike të shtunën, në ditën kur do të mbahet procesi zgjedhor./Indeksonline/