75 Mall Live Search
16:45 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

Përfundon takimi Kurti-Limaj

Ka përfunduar tashmë takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Deri më tani nuk dihet nëse palët janë marrë vesh për dalje nga ngërçi politik në këtë takim.

Takimi vjen në kohën kur situata politike në vend nuk është më e favorshmja, teksa dalë ngadalë po mbaron afati 30 ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese, për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se sot u mbajt seanca e 49-të konsitutive, që rëndom si seancat paraprake, përfundoi pa konstituim.

Mbetet të shihet në vijim se çka u diskutua në takim dhe a do të jetë seanca e së hënës – e 50-ta me radhë – ajo e gjetjes së zgjidhjes./IndeksOnline/