75 Mall Live Search
19:27 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Përfundon takimi Lajçak, Escobar dhe Kurti

Emisarët specialë të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, sapo kanë dalë nga Qeveria e Kosovës, pas takimit që patën me kryeministrin Albin Kurti.

Gabriel Escobar para mediave nuk ka dhënë detaje nga ky takim, përveç që shpreson që tensionet me Kosovës dhe Serbisë të përfundojnë sa më shpejt

“Shpresoj qe presionet mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojnë shumë shpejt, e mbështesim planin franko-gjerman”, tha shkurt Escobar.Kujtojmë se, vizita e tyre erdhi në mes të tensioneve të reja në veri të vendit. Për situatën aktuale dhe për dialogun Kosovë-Serbi, dyshja pritet të udhëtojë edhe drejt Serbisë.