10:54 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi Mustafa-Kurti

Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Indeksonline.

Takimi, sipas burimeve të Indeksonline-t nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe të dy liderët janë larguar nga lokali.

Ende nuk ka informacione për arritjen e ndonjë marrëveshjeje midis Mustafës e Kurtit./Indeksonline/