75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / LB

Përfundon takimi në Tiranë i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama publikon fotografinë e përbashkët

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrit Rama me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i cili u zhvillua në Vilën 30 në kryeqytet u mbajt në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

Të pranishëm në takim ishin kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në takim mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një aktivitet tjetër në Greqi.

Njoftimi i kryeministrit Edi Rama:

Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić🇷🇸